Zyrtare: FC Prishtina dërgon në huazim Susurin dhe Lumën - NACIONALE

Zyrtare: FC Prishtina dërgon në huazim Susurin dhe Lumën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka huazuar dy mesfushorët Fitim Susuri dhe Korab Luma.

Përmes një komunikate zyrtare, “Bardhëkaltërit” njoftuan se Susuri i është bashkuar Suharekës, derisa Luma ka kaluar te Ulpiana.

Susuri që kaloi te Prishtina nga Liria do të huazohet për një vit, derisa Luma kalon te Ulpiana për gjashtë muaj, me opsion për gjashtë të tjerë.

Komunikata e klubit pa ndërhyrje:

FC Prishtina i dërgon në huazim Susurin e Lumën

Mesfushorët Fitim Susuri dhe Korab Luma janë dërguar në huazim nga klubi jonë.

Susuri është huazuar për një 1 vit te FC Suhareka, derisa Luma është huazuar te FC Ulpiana për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Klubi jonë u dëshiron shumë suksese në skuadrat e reja lojtarëve në fjalë”, shkroi klubi.

Lajme të ngjashme