Zyrtare: Betim Fazliji kalon në St.Pauli - NACIONALE

Zyrtare: Betim Fazliji kalon në St.Pauli

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Betim Fazliji, ka nënshkruar me skuadrën e Bundësliga 2, St. Pauli.

23-vjeçari erdhi në radhët e skuadrës gjermane pas një eksperience të gjatë të kaluar në Zvicër te Saint Gallen.

St.Pauli kështu përforcon skuadrën për sezonin e ri. Dy klubet kanë rënë dakord që të mos bëjnë asnjë detaj publik nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Fazliji i cili ka nënshtetësi zvicerane dhe kosovare, iu bashkua St.Gallen në vitin 2014, duke kaluar kështu të gjitha grupmoshat zinxhirë.

Hapin e madh në karrierë e bëri në vitin 2019, ku nënshkroi kontratë me skuadrën e parë dhe për tre sezone realizoi 87 paraqitje në ligë dhe nëntë të tjera në kupë. Kontributin e tij në tre sezone e dha në aspektin defensivë por ndihmoi edhe me pesë gola dhe një asistim.

Betimi në kohët e fundit paraqitet rregullisht edhe te Kosova, ku ka bërë 14 paraqitje në total.

Tani në St.Pauli në skuadër ka dy lojtarë nga Kosova, me Leart Paqaradën i cili është një nga lojtarët kryesor të skuadrës dhe Betim Fazljin. Të dy këta të pozicionuar në repartin mbrojtës.

Pas nënshkrimit të kontratës, në një prononcim u shprehën Betimi me trajnerin dhe drejtorin sportiv të klubit.

Betim Fazliji tha se është i emocionuar për këtë sfidë të re .

“Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re në St.Pauli. Lëvizja nga Hamburgu te një ligë e re është një hap i madh për mua, sidomos pas tetë viteve të kaluara në St.Gallen, por ky klub më prezantoi një plan të mirë. Forma se si luan skuadra më përshtatet mirë mua. Shikoj përpara të ardhmen time me këtë skuadër të re, dhe dua të kontribuoj që të arrijmë sa më shumë suksese që është e mundur.”

Trajneri, Timo Schultz, thotë se e kanë përcjellë Betimin, dhe se ka pasur një vazhdimësi të mirë te skuadra paraprake.

“Fillimisht dua të punojë me Betimin. Ai është i ri dhe ka pasur një vazhdimësi në paraqitje në vitet e fundit, duke rënë në sy si një talent i së ardhmes. Në Betimin shohim një stil të mbrojtësit i cili ka aftësi të mira me topin në këmbë, është i mirë në ndërhyrje, lojtar që të jep fleksibilitet si dhe është intensiv në duele.”

Ndërsa drejtori sportiv, Andreas Bornemann, thotë se profili i Betimit i është përshtatur skuadrës gjermane, prandaj kanë vendosur për të.

“Betimi i përshtatet kërkesave të klubit. Ai mund të luaj në shumë pozicione në mbrojtje, gjithashtu edhe si mesfushorë defensivë. Betimi është rritur shumë në vitet e fundit dhe ka marrë eksperiencë të nivelit të lartë. Jemi të lumtur që kemi arritur t’i sigurojmë shërbimet e tij në skuadrën tonë, dhe kemi vetëbesim se ai do ta zhvillojë ndeshjen e tij ende më shumë.”

Lajme të ngjashme