Zyrtare: Arsenali e transferon David Rayan nga Brentford
Arsenali ka njoftuar se ka transferuar portierin David Raya nga Brentford. Spanjolli do të vijë në formë huazimi fillimisht për shumën fillestare 3 milionë euro, me topçinjtë që kanë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit për 25 milionë të tjera.
27-vjeçari ka qenë pjesë e pandarë e skuadrës së ‘Bletëve’ sezonin e fundit dhe ka luajtur në të 38 ndeshjet e tyre në Premierligë.
Portieri i lindur në Barcelonë, erdhi në Angli në moshën 16-vjeçare kur nënshkroi për Blackburn si pjesë e akademisë. Ai u huazua në Southport, pastaj një promovim në Championship me Blackburn, bëri që ai të binte në radarin e Brentfort, që përfundimisht e transferoi atë në korrik të vitit 2019.
Welcome to The Arsenal, David Raya ❤️
— Arsenal (@Arsenal) August 15, 2023
Raya luajti rol kyç te ish-skuadra e tij tanimë, duke i ndihmua ata që nëpërmjet finales së play-offit në Championship, siguruan promovimin në Premierligë në vitin 2021, ku u shpërblye si portieri më i mirë i sezonit në EFL.
Pas paraqitjeve të mira me skuadër, ai u thirr për herë të parë nga Spanja në mars të vitit 2022 dhe bëri debutimin e tij në fitoren ndaj Kombëtares së Shqipërisë me rezultat 2:1, që pasoi pastaj me një thirrje nga selektori për në skuadrën e Kupës së Botës, ku Kombëtarja e Spanjës zuri vendin e tretë.
David Raya do të jetë i gatshëm për Arsenalin që nga sot dhe do ta bartë fanellën me numrin 22, por atë e pret punë e vështirë, pasi do të konkurrojë me Aaron Ramsdale për një pozitë titullari.

