E kryer, Arsenal arrin marrëveshje për transferimin e David Rayas nga Brentford
Arsenal ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e portierit David Raya nga Brentford.
“Topçinjtë” pas disa negociatave e mbyllen marrëveshjen, me të cilën Raya do të kalojë në “Emirates Stadium” si portieri i dytë pas Aaron Ramsdale.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Raya do të nënshkruajë për pesë vitet e ardhshme, ne një marrëveshje që mbyllet për 30 milionë funte.
“E kryer. Arsenal ka arritur marrëveshje për transferimin e David Rayas. Marrëveshje e arritur me Brentfordin pasi u kompletua me lojtarin javën e kaluar”.
“Dokumentet po përgatiten mes klubeve, testet mjekësore caktohen këtë javë”, shkroi ai.
Total package of David Raya deal will be close to £30m total package fee, being clarified in the next hours 🚨🔴⚪️
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2023
Raya will sign contract until June 2028 at Arsenal, medical later this week.
Brentford make huge profit, they signed Raya for £2.7m from Blackburn in 2019. pic.twitter.com/EBbQ2BnGez
Kësisoj, Raya do ta zëvendësojë Matt Turner që do t’i bashkohet Nottingham Foresttit në ditët në vijim.
Ndërkohë, Brentford gjithashtu ka dalë në një fitim të lartë pasi e kishin blerë portierin në vitin 2019 për vetëm 2.7 milionë funte nga Blackburn.
Ky pritet të jetë transferimi i fundit i Arsenalit për këtë afat kalimtar veror, gjithnjë nëse nuk shitet mesfushori Thomas Partey.