Zinchenko plotëson ëndrrën e fëmijërisë, ndjekë hapat e Henrys dhe Fabregasit - NACIONALE

Zinchenko plotëson ëndrrën e fëmijërisë, ndjekë hapat e Henrys dhe Fabregasit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Oleksandr Zinchenko iu bashkua Arsenalit dje në një marrëveshje me Manchester Cityn, ndërsa pas nënshkrimit futbollisti ka thënë se ka plotësuar ëndrrën e fëmijërisë dhe mezi pret që të ndjekë hapat e Thierry Henry e Cesc Fabregasit për topçinjtë.

Mbrojtësi ukrainas lëvizi drejt Londrës veriore nga kampionët e Anglisë, për t’u bashkuar me Mikel Artetan, të cilin e kishte zëvendës trajner te ‘Qytetarët’ gjithashtu bëhet lojtari i dytë që brenda pak javësh largohet nga City në drejtim të Arsenalit, pasi që Gabriel Jesus e bëri një gjë të tillë më herët.

undefined

Për Zinchenkon, tifoz si i ri i Arsenalit, kjo lëvizje është më shumë se një hap në karrierën e tij, dhe mezi pret të fillojë eksperiencën e re.

Çfarë tha Zinchenko për kalimin në Arsenal?

“Dua të them se ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet, sepse isha tifoz i madh kur isha i vogël. Henry dhe Fabregas kanë luajtur këtu, i shikoja me kënaqësi ndeshjet e tyre, atë Arsenal. Fillova të dashurohesha me këtë skuadër, prandaj jam i emocionuar dhe mezi pres të ndjekë hapat e tyree të luaj për Arsenalin.”

undefined

“Është e pabesueshme, me të vërtetë, sikur të them se ëndrra u bë realitet sepse edhe kur isha fëmijë nuk mund të ëndërroja, por tani është koha, kështu që jam shumë i lumtur”, përfundoi Zinchenko.

Çfarë roli luajti Arteta dhe Jesus në lëvizjen e Zinchenkos?

Kalimi në Arsenal e ka bashkuar me ish-asistentin dhe ish-bashkëlojtarin te Manchester City, por Zinchenko thotë se të dy luajtën rol kyç për ardhjen e tij te topçinjtë.

undefined

“Do të thosha se Arteta ka luajtur rolin më të rëndësishëm në vendimin tim. Që nga dita e parë te City e dija që do bëhet një trajner i mirë. Mënyra se si ai e sheh futbollin, veçanërisht loja e tij e bukur që bënë më bëri ta shikoja Arsenalin vitin e kaluar dhe ta shijoja lojën e tyre. Ju mund ta shihni si një pikturë të ndeshjes, kështu që unë dëshiroja të jem i përfshirë në lojën e tij.”

Ndërsa, për Jesusin pati lëvdata, duke thënë: “Ai është shok shumë i mirë i imi dhe dua të them se gjithashtu edhe ai kishte gisht në vendimin tim duke u përfshirë në gjithçka. Ai më tregoi gjëra të mira për këtë skuadër të çmendur dhe atmosferën që është brenda këtu, te lojtarët dhe çdo person tjetër.”

“Jam shumë i impresionuar dhe gjithashtu i emocionuar. Mezi pres që të fillojë këtë eksperiencë të re”, tha për fund lojtari i Kombëtares së Ukrainës.

Lajme të ngjashme