"Zgjohu nga gjumi" - Ancelotti e kritikon ashpër mbrojtësin Militao
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Eder Militaos të jetë shumë më i vëmendshëm, pasi gabimi i tij çoi në golin e parë të Real Sociedad në fitoren 2:0 kundër Real Madridit.
Shpresat e Los Blancos për titull në Laliga morën fund pas humbjes 2:0 ndaj Real Sociedad të martën mbrëma. Militao duhet të mbajë një pjesë të fajit pasi pasimi i tij drejt Thibaut Courtois nuk ishte i saktë dhe u vodh nga Tajkefusa Kubo, gjë që çoi në golin e parë në fillim të pjesës së dytë.
Pa lojtarët si Vinicius Jr. dhe Karim Benzema, sulmi i Madridit mungonte dhe gjërat u ndërlikuan më tepër kur Dani Carvajal u përjashtua nga fusha pak çaste para se Ander Barrenetxea të shënonte golin e dytë për të vulosur fitoren e Sociedadit.
Ancelotti shprehu zemërimin e tij u pyet për gabimin e Militaos: “Pajtohem, duhet të zgjohet nga gjumi dhe duhet ta bëjë sa më shpejtë”.
Real Madrid do të përballet me Osasunën në finale e Kupës së Mbretit dhe trajneri e pranoi se humbja nuk ishte përgatitja ideale para finales.
“Nuk është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e Kupës së Mbretit. Humbja dhemb, jep shqetësim, ul dinamikën në klub dhe ndjenjat e mira. Finalja dhe ndeshja e parë e gjysmëfinales ndikojnë në përqendrim. Kohët e fundit në Laliga kemi humbur përqendrimin dhe kemi ulur nivelin e lojës. Fatmirësisht kemi dy gara dhe të shohim nëse me to mund ta rregullojmë ecurinë e ekipit këtë sezon”, shtoi Ancelotti.
Real Madrid momentalisht është 14 pikë pas lideres së Laligës, Barcelonës, pasi klubi katalonas rrëmbeu fitoren ndaj Osasunës në Camp Nou.
Ekipi i Ancelottit është përballë një faze të vështirë, pas finales së Kupës së Mbretit do të takohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn më 9 dhe 17 maj./Orselina Lazraj/

