Pamje: Sociedad e ndëshkon Real Madridin, Kubo i shënon ish-skuadrës
Real Sociedad ka gjetur golin me të nisur pjesa e dytë, duke kaluar në epërsi ndaj Real Madridit, me golin e shënuar nga Takefusa Kubo, që dikur ishte lojtar i mbretërve.
Zhvillohej minuta e 47-të e takimit, kur Eder Militao humbi ekuilibrin dhe duke tentuar ta kthejë topin prapa te portieri, e shërbeu lojtarin kundërshtar, i cili nuk gaboi për të shënuar për 1:0 nga afërsia.