Zbehen shpresat e Barcelonës për kthimin e Leo Messit në klub - NACIONALE

Zbehen shpresat e Barcelonës për kthimin e Leo Messit në klub

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjasat e Lionel Messi t’i ribashkohet Barcelonës duken më të vogla tani, pasi presidenti i klubit Joan Laporta u duk pesimist për kthimin e superyllit argjentinas në Camp Nou.

Barcelona ka pak gjasa të nënshkruajë me Messin këtë verë, pasi presidenti Laporta e pranoi se klubi do ta ketë shumë të vështirë ta kthejë argjentinasin.

Katalonasit po presin pëlqimi e Laligës për planin e tyre financiar në mënyrë që të mundë t’i bëjnë ofertë formale Messit.

Duke folur për Sport, Laporta tha: “Do ta shohim. Është e vështirë. Nëse bën gjithçka që mundësh, nuk ndihesh i detyruar të bësh më shumë”.

Messi e zhvilloi ndeshjen e fundit për Paris Saint-Germainin në disfatën 3:2 kundër Clermont Foot në ditën e fundit të sezonit në Ligue 1 të shtunën.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga PSG-ja si lojtar i lirë pas dy viteve të kaluara në Parkun e Princave.

Tani si lojtar i lirë, argjentinasi do të vendosë së shpejti se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën, pasi ka oferta dhe nga Inter Miami në Major Soccer League dhe nga Al Hilal në Arabinë Saudite.

Inter Miami i bëri ofertë javë më parë atij, e cila është dukshëm më pak luksoze sesa e Al Hilalit.

Lajme të ngjashme