Tani zyrtare: PSG konfirmon largimin e Leo Messit - NACIONALE

Tani zyrtare: PSG konfirmon largimin e Leo Messit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka konfirmuar largimin e sulmuesit Lionel Messi pas dy viteve në klub.

Argjentinasi refuzoi muaj më parë rinovimin e kontratës pasi nuk ishte i bindur nga projekti i klubit francez.

Me një komunikatë zyrtare, PSG tani edhe konfirmoi se shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të vazhdojë në “Parkun e Princave”.

“Pas dy sezoneve në qytet, aventura e Leo Messit me PSG-në do të shkojë drejt fundit pas përfundimit të sezonit 2022/23. Klubi dëshiron ta falënderojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë që fitoi Kupën e Francës dhe dy trofe të Ligue 1”.

Messi gjithashtu ka falënderuar PSG-në për këto dy vite të bukura duke i uruar suksese në të ardhmen.

Do të doja të falënderoja klubin, qytetin Parisit dhe tërë këta njerëz për dy vite. Iu uroj më të mirat në të ardhmen”.

Ndërkohë, presidenti Nasser Al-Khelaifi deklaroi se ishte kënaqësi ta shohësh Messin në fanellën e parisienëve.

Do të doja të falënderoja Leo Messin për dy sezonet në Paris. Ta shohësh shtatë herë fituesin e Topit të Artë në fanellën tonë dhe Parkun e Princave, duke fituar dy herë Ligue 1 dhe të inspirojë lojtarët tanë ka qenë kënaqësi”.

Kontributi te PSG-ja dhe Ligue 1 nuk mund të nënvlerësohet dhe ne i urojmë më të mirat Leos dhe familjes së tij në të ardhmen”.

Lajme të ngjashme