Zanetti: Rezultatet e Interit të papranueshme, ndeshja ndaj Benficës përcaktuese për të ardhmen - NACIONALE

Zanetti: Rezultatet e Interit të papranueshme, ndeshja ndaj Benficës përcaktuese për të ardhmen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka thënë me plot gojë se rezultatet e skuadrës në Serie A janë të papranueshme, ndërsa sipas tij ndeshja e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Benficës do ta vendosë të ardhmen.

Zikaltrit e fituan ndeshjen e parë 2:0 në Portugali dhe do të luajnë ndeshjen kthyese vendimtare në San Siro të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm në Evropë, duke kaluar në një grup me Bayern Munich dhe Barcelonën, më pas duke eliminuar FC Porton në raundin e 1/8 së finales.

Ata janë gjithashtu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, ku kanë barazuar ndeshjen e parë 1:1, por në Serie A ata kanë rënë në vendin e pestë dhe kanë humbur në shtëpi nga Monza në fundjavë.

“Interi është një ekip i fortë dhe rezultatet në Serie A janë të papranueshme, por skuadra është me Simone Inzaghin”, tha Zanetti për La Repubblica gjatë një turneu për të rinjtë.

Megjithatë, ka pasur raportime që Interi është i përgatitur të shkarkojë trajnerin nëse ai dështon të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me shumë gjasa duke emëruar shefin aktual të ekipit të, të rinjve, Cristian Chivu, si trajner kujdestar për pjesën tjetër të sezonit.

Zanetti nuk dukej se e mohoi këtë mundësi kur fliste për përballjen me Benficën.

“Është një lojë që do të vendosë edhe të ardhmen. Është një çështje mentaliteti, nuk mund ta shpjegoj dallimin në paraqitje mes garave të Serisë A-së dhe Ligës së Kampionëve.”

La Gazzetta dello Sport gjithashtu raportoi sot se Interi ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e huazimit me Chelsean për Romelu Lukakun.

Lajme të ngjashme