Interi u ofron bonus lojtarëve për ta shpëtuar sezonin - NACIONALE

Interi u ofron bonus lojtarëve për ta shpëtuar sezonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesit e Interit iu kanë ofruar bonuse të majme futbollistëve të vet, në përpjekje për t’i nxitur në luftë për ta siguruar një vend në topkatërshe të Serie A.

Shpresat e zikaltërve për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm u zbehën në fundjavë, pas disfatës tronditëse kundër Monzas në San Siro.

Humbja 1:0 kundër klubit të porsapromovuar në Serie A ishte e 11-ta në ligë këtë sezon për zikaltrit.

Derisa gjërat kanë qenë dukshëm më pozitive në Evropë për skuadrën e Simone Inzaghit, në ligë ajo rrezikon të mbetet jashtë top katërshes.

E ardhmja e Inzaghit në stolin zikaltër varet plotësisht nga rezultati i ndeshjes kundër Benficës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe topkatërshja në Serie A.

Interi është i pesti në tabelë me 51 pikë, dy më pak se Milani në vendin e katërt, dhe pesë më pak se Roma në vendin e tretë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit janë të shqetësuar se skuadra mund të dështojë për t’u futur në top katërshe, prandaj kanë vendosur që t’u japin bonus lojtarëve nëse arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Interi është ende në pozitë të vështirë financiare dhe nuk guxon assesi të mungojë në garën më prestigjioze evropiane për klube, ku të hyrat janë shumë të larta dhe vendimtare për klubin.

Lajme të ngjashme