Interi bindës ndaj Benficës, shënon fitore të rëndësishme në udhëtim
Përkundër formës së dobët të treguar në kampionatin italian, Interi ka arritur fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Benfica me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e takimit ishte i takoi për një nuancë vendasve, që patën një insistim më të theksuar, por pati shumë pak raste shënimi, me vetëm një goditje që u prit nga Andre Onana.
Në 45 minutat e dyta Interi u shfaq me tjetër fytyrë, duke krijuar raste shumë të rrezikshme shënimi, ndërsa Benfica të vetmen goditje në drejtim të portës në këtë pjesë e dërgoi në minutat shtesë, por që sërish Onana ishte në vendin e tij.
Ishte Nicolo Barella që shënoi me kokë për 1:0 pas një harkimi shumë të mirë nga Alessandro Bastoni në minutën e 51-të.
Për dyfishimin e rezultatit dhe epilogun final u përkujdes Romelu Lukaku që shënoi nga penalltia në minutën e 82-të, me rastin që u rishikua fillimisht nga VAR para se të akordohej gjuajtje nga 11-metra.
Interi me këtë fitore kthehet e qetë në Itali, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet në San Siro më 19 prill.
Përmbledhje nga takimi Benfica - Inter:

