Ylli i UFC-së deklarohet biseksual
Luftëtari i UFC-së Jeff Molina e ka pranuar se është biseksual pasi videos që iu publikua së fundmi në rrjetet sociale.
25 vjeçari amerikan tha se “ nuk ka qenë mënyra se si do të dëshironte” që të publikohet një gjë personale e tij, pas as video që u bë publike të enjten e kaluar.
Molina i cili debutoi në vitin 2021, është lojtari i parë mashkull i UFC-së që është deklaruar si biseksual.
“ Mënyra për ta publikuar kur unë isha i gatshëm është marrë nga unë”.
“Jam munduar që të mbaj lidhjet e mija private jashtë rrjeteve sociale. Kam pasur lidhje me femra gjatë gjithë jetës sime dhe kam shtypur ndjenjat që kam pasur gjatë gjithë shkollës së mesme në skuadrën e Wrestling (mundjes), gjatë universitetit që ndjek MMA, por edhe pasi e bëra një pjesë të ëndrrës realitet kur u bëra pjesë e UFC”.
“Të gjithë, shokët e ekipit dhe të gjithë që i kam për zemër, më trajtojnë ndryshe për diçka që unë nuk mund ta kontrolloj sepse është diçka që nuk mund ta kuptoj”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Jeff Molina ka fituar të tri ndeshjet e UFC-së që ka pasur, ai veshi një fanellë speciale për të mbështetur komunitetin LGBTQ+ gjatë fitores ndaj Zhalgas Zhumagulov në vitin 2022 dhe mori shumë kritika dhe “abuzim psiqik” në rrjetet sociale.
“Gjithmonë dëshiroja që të isha i njohur për shkathtësinë time dhe dedikimin tim që kam bërë për 11 vitet e fundit të jetës sime dhe jo për ‘luftëtarin biseksual të UFC’, gjithsesi në fund të ditës e di karakterin tim, moralet e mia dhe kush jam si person. Pa marrë parasysh urrejtjen që jam duke e marrë në të njëjtën kohë po marr edhe mbështetjen” shtoi Molina.
Ai tani është i përjashtuar për shkak të pjesëmarrjës së tij në një skemë bastesh.