Ylli i Real Madridit e pëson keq, e këput ACL-në dhe do të mungojë gjatë
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, ka pësuar një lëndim të rëndë, duke këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë dhe tani do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, ku pritet të mungojë së paku gjashtë muaj.
Reprezentuesi brazilian, 25 vjeç, u detyrua të largohej në fillim të pjesës së dytë të fitores 2:0 të Madridit ndaj Athletic Bilbaos për të hapur sezonin e ri të La Ligës.
❌🇧🇷 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Éder Militão (25) suffered an ACL injury in the Real Madrid game yesterday.
— EuroFoot (@eurofootcom) August 13, 2023
Just days after Courtois sustained the same injury... speedy recovery to both. pic.twitter.com/dQfruStlGU
Ai u vendos për skanime pas lojës me testet mjekësore që konfirmuan më pas më të keqen.
Në një deklaratë të klubit të dielën thuhej: “Pas analizave të kryera te lojtari ynë Eder Militao, ai u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.”
Trajneri Carlo Ancelotti kishte frikë nga më e keqja kur u pyet pas ndeshjes të së shtunës mbrëma.
“Është një ndrydhje në gju, nuk duket mirë,” tha ai. “Do ta vlerësojmë në orët e ardhshme. Nuk mund të përjashtojmë që të jetë një dëmtim serioz”.
Lëndimi i Militaos është pengesa e dytë serioze e javës së fundit për Madridin pas dëmtimit të portierit Thibaut Courtois në ACL që ka të ngjarë ta përjashtojë atë për sezonin.
Thursday: Thibaut Courtois tears his ACL in training
— B/R Football (@brfootball) August 13, 2023
Saturday: Éder Militão tears his ACL in Real Madrid's first game of the season
Brutal 💔 pic.twitter.com/xye8sWRsK2
Militao është bërë pjesë integrale e skuadrës së Realit pas lëvizjes së tij prej 50 milionë eurosh nga Porto në vitin 2019.
Ai ka bërë 143 paraqitje për klubin gjatë pesë sezoneve të fundit dhe është dy herë fitues i La Ligës dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2022.
