Jo vetëm Courtois, edhe Arda Guler do të operohet
Përpos portierit Thibaut Courtois, edhe mesfushori i Real Madridit Arda Guler pritet të operohet në gjurin e djathtë.
Vendimi është marrë në orët e fundit, ku pas disa takimeve të gjitha mundësitë janë analizuar, raporton “The Athletic”.
Real Madrid më shumë gjasë këtë punë do t’ia besojë Manuel Leyes, i cili në të kaluarën ka operuar edhe Sergio Ramos në vitin 2021, Marco Asensio në vitin 2019 dhe Luka Modric më 2016.
Shërimi i talentit turk do të varet më shumë nga ai, por raporti shton se pritet të jetë jashtë fushës për një muaj e gjysmë.
⚡️
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) August 10, 2023
Real Madrid midfielder Arda Güler set to undergo knee surgery
@TheAthleticFC https://t.co/spTwr4uAk7
Guler ka pësuar një lëndim në stërvitje sa ishte në fazën parapërgatitore në Amerikë dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me ekipin e parë.
Kjo do të jetë një tjetër mungesë për skuadrën madrilene, që konfirmuan edhe operimin e Courtoisit, i cili ka këputur ligamentet.
Real Madrid tani ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e belgut, që do të jetë jashtë fushës për më shumë se gjashtë muaj.
