E konfirmon Real Madrid: Thibaut Courtios këput ligamentin, do të operohet - NACIONALE

E konfirmon Real Madrid: Thibaut Courtios këput ligamentin, do të operohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka konfirmua se portieri Thibaut Courtois ka këputur ligamentin.

Belgu ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gjurin e majtë derisa është larguar me lot në sy nga stërvitja.

Real Madrid kreu menjëherë disa teste, ku rezultoi se Courtois ka këputur ligamentin dhe do të operohet.

“Pas testeve të bëra te lojtari ynë Thiaut Courtois, ai është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë”.

“Lojtari do të operohet në ditët në vijim”, shkroi klubi madrilen.

Ky lëndim padyshim është më i tmerrshmi që mund t’i ndodh një lojtari, pasi do të jetë për së paku 6-9 muaj jashtë fushës.

Përndryshe Real Madrid tani ka dy opsione përpara, pra t’ia besojë vendin titullar portierit të dytë Andriy Lunin ose të provojë të transferojë ndonjë portier ku kanë mbetur disa javë para se të mbyllet afati veror.

Real Madrid të shtunën do ta nis sezonin kundër Athletic Bilbaos.

Lajme të ngjashme