Ylli i Marokut i kërkon falje Infantinos: Ai është shoku im dhe e respektoj shumë - NACIONALE

Ylli i Marokut i kërkon falje Infantinos: Ai është shoku im dhe e respektoj shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Marokut, Achraf Hakimi, i ka kërkuar falje presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, pas një konfrontimi që pati pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Kroacisë, në ndeshjen për vendin e tretë.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain thuhet se i ishte afruar presidentit të shtëpisë së futbollit botëror pas humbjes 2-1 të Marokut ndaj Kroacisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës e Botës. U raportua se Hakimi ka shprehur disa mendime të forta për gjyqtarët gjatë gjithë turneut.

ACHRAF HAKIMI MOROCCO WORLD CUP 17122022

Duke folur për shtypin, ai tani ka thënë: "Asgjë nuk ndodhi. Isha i zemëruar pas përfundimit të ndeshjes. Shkova të flisja me të dhe i kërkova falje për fjalët që i thashë. Ai është shoku im dhe unë e respektoj shumë, kështu që asgjë nuk ndodhi”.

Hakimi Infantino

Më së shumti, Hakimi mund të ketë qenë i nervozuar pasi ndjeu sikur skuadra e tij duhej të kishte fituar një penallti në gjysmëfinale kundër Francës kur Sofyan Boufal u ndalua në zonë nga Ibrahima Konate.

Achraf Hakimi Morocco Croatia World Cup ref

Luanët e Atlasit po shpresonin gjithashtu për një goditje nga pika e bardhë kundër Kroacisë, pas një prekjeje të mundshme me dorë kur goditja me kokë e Youssef En-Nesyrit goditi Bruno Petkovicin.

Teksa Hakimi mund të ketë qenë i zemëruar me presidentin Infantino në momente të nxehta, ai nuk do të dojë të jetë në anën e keqe të FIFA-s, me Marokun që shpreson të presë Kupën e Botës 2030.

Lajme të ngjashme