Maroku krenar përballet me Kroacinë për vendin e tretë në Kupën e Botës - NACIONALE

Maroku krenar përballet me Kroacinë për vendin e tretë në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët e Marokut duhet të ndihen krenar që do ta luajnë ndeshjen e shtatë në Kupën e Botës 2022 në Katar, pavarësisht se nuk është finalja e së dielës, thotë trajneri Walid Regragui,

Maroku u bë vendi i parë afrikan apo arab që shkon në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por u mposht nga Franca të mërkurën.

Të shtunën, Maroku përballet me Kroacinë në ndeshjen që përcakton se kush e zë vendin e tretë në Katar.

Do të donim që gjërat të shkonin ndryshe dhe ne të luanim në finale”, tha Regragui.

“E kemi edhe një ndeshje tjetër, duam të jemi në podium”.

Ai shtoi: “Unë u thashë lojtarëve se kjo është ndeshja e shtatë për ne në Kupën e Botës. Nëse do t’i kishit thënë ndonjë tifozi maroken se ne do ta luanim ndeshjen tonë të shtatë më 17 dhjetor, ata do të ishin krenarë”.

Maroku i luajti gjashtë ndeshje në 20 vite histori të Kupës së Botës dhe ne i luajtëm gjashtë ndeshja në Kupën e Botës brenda një muaji – kjo nuk ka çmim. Duket sikur i kemi luajtur dy Kupa të Botës apo më shumë.

Maroku dhe finalisti i 2018-s Kroacia do ta përfundojnë turneun ashtu siç e nisën, duke u përballë mes vete.

Këto dy vende u ndan baras pa gola në ndeshjen e Grupit F më 23 nëntor, por Regragui parashikon rezultat më të mirë këtë të shtunë.

Ne e dinim se Kroacia do të ishte njëra prej skuadrave më të mira në këtë garë. Në ndeshjen e parë hezituam shumë. Por tani të dy ekipet duan ta fitojnë ndeshjen, prandaj do të jetë një lojë shumë e mirë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme