Ylli i Gjermanisë që punon te Arsenali kritikon Xhakën: Kam menduar se kishte mësuar nga 2018-a - NACIONALE

Ylli i Gjermanisë që punon te Arsenali kritikon Xhakën: Kam menduar se kishte mësuar nga 2018-a

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë në vitin 2014, Per Mertesacker, ka komentuar gjestin e Granit Xhakës, që ky i fundit bëri në drejtim të lojtarëve serb në bankën rezervë, ku tha se ka menduar që Xhaka është mbushur mend pas natës së vitit 2018.

Zvicra e mposhti Serbinë në një ndeshje mjaft të nxehtë, ku pati dy herë përmbysje rezultati, dhe në fund u përmbyll me rezultat 3:2. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shkëlqyen, por nuk munguan edhe skenat e nxehta, që thënë të drejtën u filluan nga vetë serbët.

Xhaka gjatë një ndalese të lojës, pas ofendimeve të vazhduara nga lojtarët serbë në bankën rezervë, u kthye duke i sharë në shqip dhe duke bërë gjestin e shumë komentuar, kapjen e organit gjenital, të cilin e komentoi dhe Mertesacker.

Throwback Arsenal på Twitter: "Granit Xhaka and Shkodran Mustafi surrounded by Mertesacker, Ramsey, Alexis and Özil after the 2017 FA Cup Final. https://t.co/pff9fOANlj" / Twitter

Ish-ylli i Arsenalit, që tani punon në akademinë e të rinjve aty, tha: “Menduam se ai ishte pjekur përmes mësimeve që mori pas ndeshjes së vitit 2018. Këto janë gjeste provokuese. Ndoshta ka pasur edhe ofendime tjera verbale. Kjo çoi deri në atë situatë në fund. Nëse komiteti i kontrollit të FIFA-s shikon këto gjëra, mund të ketë dënime më pas.”

Mertesacker thotë se e kaluara e tij mund të ndikojë në këtë situatë, por shpreson që Zvicra dhe vetë Graniti nuk do të dëmtohen nga këto gjeste.

“Graniti ka kaluar shumë situata në jetën e tij. Ato e kanë bërë personalitetin që ka ai sot, shpresoj se ai dhe Zvicra nuk do të dëmtohet si shkak i atyre veprimeve. Zvicra tani është në mesin e 16 skuadrave më të mira për herë të tretë radhazi dhe për të ecur tutje ka nevojë për një lojtar si Xhaka.”

Lajme të ngjashme