Yjet brazilianë akuzohen se treguan mosrespekt duke mos shkuar në funeralin e Peles
Një numër i lojtarëve të famshëm brazilianë përfshirë Cafu, Kaka dhe Neymar janë kritikuar pasi nuk morën pjesë në funeralin e Peles.
Pele ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare të enjten e kaluar pas një lufte të gjatë me kancerin. Tre ditë zie pastaj u njoftua nga shteti i Brazilit pas vdekjes së tij.
"Pele është një qytetar i botës, në të njëjtin nivel si Nelson Mandela ose Mahatma Gandhi, por brazilianët nuk e dinë si ta njohin atë".
"Më së paku kjo tregon mosrespekt. Të gjithë mund të vendosin foton e Peles në Instagram. Çfarë do t'iu kushtonte nëse do të humbin dy ditë të pushimeve?", tha ish mesfushori brazilian Jose Ferreira Neto.
Kurse, ish sulmuesi i Corinthians Walter Casagrande, deklaroi se lojtarët e lartpërmendur thjesht injoruan ekzistencën e Peles.
"Koha ka kaluar, por dhimbja e tyre jo. Ata asnjëherë nuk dedikuan asgjë për mbretin. Pa fjalim, pa homazhe, ata thjesht injoruan ekzistencën e mbretit Pele".

Pavarësisht kësaj deklarate Casagrande nuk mori pjesë, por për "SportBuzz" shpjegoi edhe arsyen: "Të gjithë e dinë se jam i varur nga droga. Isha në spital për një vit, tani jam shumë mirë. Nuk pi drogë, nuk pi cigare, jam larg tyre, por kam disa rregulla të cilat i bëj, për ta mbajtur vetën mirë".
"Nuk shkova te Pele për të njëjtën arsye. Nuk e kam parë babain tim në arkivol, kur ndërroi jetë në vitin 2020, nuk e kam parë nënën time, nuk e kam parë Socrates".
Cafu ka deklaruar se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në funeral shkaku që ndryshoi fluturimin në çastet e fundit.
Ndërsa, ajo që befasoi të gjithë ishte veprimi i Neymarit, i cili nuk kërkoi leje nga klubi i tij Paris Saint-German që të merrte pjesë në funeral dhe ishte në stërvitje në Francë të hënën, në të njëjtën ditë kur trupi i Peles po dërgohej në fushën e Santos.
Disa ish futbollistë të Brazilit që nuk morën pjesë ishin edhe Ze Roberto, Mauro Silva, Clodoaldo dhe Falcao.
Në dhjetor Kaka ishte ankuar që brazilianët nuk nderojnë legjendat e futbollit si shtetet e tjera, sidoqoftë as ai nuk udhëtoi që të merrte pjesë në funeral.
Në funeralin e Peles ishin një numër i madh i figurave të njohura si presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i Federatës Braziliane Lula dhe presidenti i Conmebol Alejandro Dominguez.
