Xhaka rikujton Arsenalin: Isha më fat që më fishkëllyen tifozët, u bëra brutalisht më i fortë
Mesfushori Granit Xhaka ka rikujtuar momentin te Arsenali në vitin 2019, ku i fishkëllye në stadium nga tifozët londinezë, por thotë se ia ka parë hajrin pasi është bërë shumë më i fortë.
Ai kritikoi tifozët për veprimin që bënë, ndërsa u shpreh i lumtur që nuk është më pjesë e londinezëve.
“Isha më fat që u fishkëlleva në vitin 2019, si kapiten i Arsenalit para 60 mijë tifozëve, sepse kjo më bëri brutalisht të fortë”.
“Jam falënderues që dola nga aty. Sepse ishte një ditë e zezë për mua, familjen, gruan dhe prindërit. Ishte edhe më vështirë për ta sesa për mua”, deklaroi ai.
Shumë menduan se lidhja mes kapitenit dhe klubit asnjëherë s’do të rregullohej, por pastaj Xhaka e fitoi mbështetjen e Arsenalit falë profesionalizmit dhe paraqitjeve të vazhdueshme.
Megjithatë, në vitin 2023, pas plot shtatë viteve, Xhaka vendosi se ishte koha për një rrugëtim të ri dhe kaloi te Leverkuseni, ku ia doli ta fitojë Bundesligan pa pësuar asnjë humbje.
Xhaka tani do debutojë me Bayer Leverkusenin në Ligën e Kampionëve, si mysafir i Feyenoordit.