Xavi: Tifozët më falënderojnë rrugëve, poqë s'fituam nesër do të ishte një katastrofë e tmerrshme - NACIONALE

Xavi: Tifozët më falënderojnë rrugëve, poqë s'fituam nesër do të ishte një katastrofë e tmerrshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xavi Herndandez ka folur në konferencën e rregullt për shtyp në vigjilje të ndeshjeve të fundjavës. Nesër Barcelona do të luajë në udhëtim kundër Gironas. Për trajnerin katalonas fitorja është imperativ kategorik, poqë ndodhi ndryshe e sheh si katastrofë të frikshme.

Barcelona për momentin është liderë e kampionatit. Nesër e pret një ndeshje e lehtë në letër. Kundrejt saj do të jetë Girona, që për momentin zë vendin e 11-të tabelor.

Trajneri i ekipit blaugrana e dëshiron me çdo kusht fitoren. Çdo rezultat tjetër përveç fitores e sheh me konotacion tejet të vrazhdë.

“Tifozët janë të kënaqur. Më ndalin në rrugë për të më falënderuar dhe më kërkojnë që ta fitojmë La Ligan. Ambienti është i mirë dhe i qetë, por nëse nuk fitojmë nesër do të jetë një katastrofë e tmerrshme. Kjo është Barcelona”, tha ai.

Sipas tij skuadra duhet t’i bëjë llogaritë me një presion të madh që do të hasë: “Girona nuk ka asgjë për të humbur. Ne do të kemi të gjithë presionin e botës, sepse dëshirojmë që ta fitojmë kampionatin. Duhet ta mbajmë nivelin e përqendrimit.”

Dallimi në pikë me rivalin e përbetuar, Real Madridin, është prej tre pikëve. Barcelona synon që ta vazhdojë ecurinë e mirë të rezultateve në të cilën është futur në këtë vit të ri kalendarik.

Për shkak të pezullimeve do të mungojnë dy sulmuesit Lewandowski dhe Torres. Trajneri i skuadrës “Blaugrana” ditë më parë edhe hapur kërkoi që organika e tij të pasurohet me një tjetër sulmues, veçanërisht edhe pas largimit të Depay në Atletico Madrid.

Lajme të ngjashme