Xavi në ‘gjendje shoku’ pas arrestimit të Dani Alvesit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se ishte në ‘gjendje shoku’ pasi pa se ish-bashkëlojtari i tij, Dani Alves u arrestua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate.
Mbrojtësi veteran i Brazilit u arrestua në premten në Kataluni, pas akuzave të ngritura kundër tij në dhjetor të vitit 2022 gjatë një vizite në klubet e natës në Barcelonë.
Alves u dërgua në stacionin e policisë Mossos d'Esquadra de Les Corts përpara se Ciutat de la Justicia të vendoste që ish-mbrojtësi i Barcelonës duhet të burgosej pa të drejtë të lirimit me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ish-skuadra e tij, Pumas, reaguan menjëherë duke ndërprerë kontratën e 39-vjeçarit , e cila do të përfundonte në verën e vitit 2023.
Oficial.
— Análisis Puma (@AnalisisPuma) January 20, 2023
El Club Universidad rescinde el contrato de Dani Alves con causa justificada. pic.twitter.com/vt5guv0ePy
Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi ndau një karrierë të shkëlqyer me Alves si lojtar, duke fituar pesë tituj të La Ligës, tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre kurora të Kupës së Mbretit, ndër të tjera vlerësime.
Dyshja u lidh edhe një herë kur mbrojtësi veteran iu bashkua Barcelonës vetëm disa ditë pasi Xavi mori drejtimin e katalanasve në nëntor të vitit 2021, me Alves që luajti për 17 ndeshje përpara se të transferohej në ligën meksikane.
Xavi u trondit kur dëgjoi për arrestimin e Alves teksa reagoi ndaj lajmit të shtunën.

“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo,” tha trajneri spanjoll. “Jam i befasuar, i shokuar, në një gjendje shoku. Është çështje drejtësie. Drejtësia do të vendosë sido që të jetë. Ndihem shumë keq për Danin. Jam në një gjendje shoku.”

Alves që atëherë ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë: “Po, unë isha në atë vend, me më shumë njerëz, duke u kënaqur. Dhe njerëzit që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Po kërceja dhe po kënaqesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo zonjë. Mbërrini në një banjë dhe nuk keni pse të pyesni se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit.”

