Arrestohet Dani Alves
Përfaqësuesi i Brazilit, Dani Alves, është arrestuar nga policia në Barcelonë dhe është dërguar në mbajtje, nën akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate.
Mbrojtësi anësor e ka pranuar se kishte qenë në një klub nate të quajtur Sutton në fund të muajit të kaluar, kur dyshohet se ndodhi sulm seksual për të cilin ai akuzohet.
Megjithatë, ai e ka mohuar sulmin gjatë një interviste me një TV spanjoll, pasi gjykatë konfirmoi se hetimet ndaj tij kishin nisur.
“Nuk e di se kush është kjo zonjushë. Nuk ia di emrin, nuk e njoh atë, nuk e kam parë atë kurrë në jetë”, kishte thënë Alves.
Sot, ish-mbrojtësi i Barcelonës, tani pjesë e klubit meksikan UNAM Pumas, u arrestua në qytetin spanjoll dhe u dërgua në stacion policor për t’u marrë në pyetje.
Lajmi për arrestimin e tij e konfirmoi policia në Barcelonë.
“Një burrë, i akuzuar për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë në fund të vitit të kaluar, është arrestuar”, tha një zëdhënës i Policisë në Rajonin e Barcelonës.
“Ai është dërguar në gjykatë për të dhënë deklaratë. Tani i takon gjykatës të vendosë se çfarë mase të ndërmarrë kundër tij”, shtoi ai.
Në fillim të kësaj jave u raportuar se Alvesi kishte fluturuar drejt Spanjës nga Meksika me lejen e klubit të vet, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vjehrrës së vet në Tenerife.
UNAM Pumas tha në një komunikatë për media: “Ndiejmë keqardhje për vdekjen e nënës së Joana Sanz, bashkëshortes së lojtarit tonë Dani Alves”.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes”.
Mediat spanjolle raportuan muajin e kaluar se Alvesi kishte qenë vetëm për rreth një minutë në tualetin e klubit të natës Sutton me gruan e cila po e akuzon atë se e sulmoi kur u largua.