Xavi: Pedri është i krahasueshëm me mesfushorët më të mirë që kanë luajtur këtu
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zgjedhur fjalë të mëdha për mesfushorin e ri, Pedri. Edhe një herë trajneri katalonas tregoi të gjithë simpatinë që gëzon mënyrën sesi luan mesfushori i ri spanjoll.
Sot, Barcelona shënoi fitoren e radhës në La Liga, duke mposhtur Elchen me rezultat 3:0, për ta rrëmbyer përkohësisht primatin në La Liga.
I shfaqur në konferencë për shtyp pas ndeshjes, Xavi u pyet për një varg çështjesh që kishin të bënin rreth ndeshjes së sotme, por theksin e vuri edhe te një lojtar.
Bëhet fjalë për Pedrin. “Ai është i krahasueshëm me lojtarët më të mirë të mëhershëm që kanë luajtur në mesfushë në këtë klub” – potencoi Xavi.
Elozhet e Xavit për Pedrin
Është vetëm 19-vjeç, por ka kohë që Pedri i ka bërë për vete të gjithë. Me anë të paraqitjeve sublime që ka treguar me fanellën e Barcelonës dhe atë të Kombëtares së Spanjës, ai ka evidentuar në formë të qartë se çfarë talenti është.
Përgëzime të mëdha ai merr çdo herë edhe nga Xavi. Njësoj ishte edhe sot në përfundim të ndeshjes: “Për mua është një futbollist superior. E kupton lojën dhe është në gjendje të bëjë çfarëdo. Me shumë vështirësi humb topin dhe bën gjithçka mirë”, deklaroi Xavi.

Në ndeshjen e sotme Pedrit iu mohua një gol në minutën e 41-të, për shkak të pozitës jashtë loje, e cila u vë re edhe nga pamjet televizive.
Ngritja e vrullshme në karrierët e yllit spanjoll
Pedri deri në këtë fazë të kampionatit ka shënuar një gol dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Për shkak se Xavi vendosi t’i pushonte disa lojtarë, mesfushori 19-vjeç u pushua që të mos e niste sfidën ndaj Cadizit gjatë javës së kaluar si titullar, por hyri në pjesë të dytë, duke dhënë kontributin e tij për golat që shënoi Barcelona në vijim.
Mesfushori kreativ spanjoll u transferua nga Las Palmas te Barcelona më 2 shtator të vitit 2019. Që atëherë filloi një epokë e re për të si lojtar profesionist, duke bërë hapa gjigantë falë paraqitjeve të tij që lanë gojëhapur shumkë.
Shumë shpejt arriti të depërtojë te ekipi i parë i Barcelonës, ku deri më tani numëron mbi 80 paraqitje, ku ka shënuar 10 gola.
Falë të gjithë personalitet të lartë që ka treguar gjatë këtyre viteve, ai ka siguruar një kontratë afatgjate me klubin blaugrana. Pedri ka kontratë bashkëpunimi me Barcelonën deri në 2026.

