Xavi pasi fitoi titullin kampion: Ndjenjë madhështore, e meritojmë - NACIONALE

Xavi pasi fitoi titullin kampion: Ndjenjë madhështore, e meritojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është tejet i lumtur pasi fituan titullin e 27-të në histori.

Me fitoren 2:4 ndaj Espanyolit, Barcelona u bë matematikisht kampion i La Liga-s katër xhiro pa përfunduar kampionati.

Pas fitores, Xavi deklaroi se kjo është një arritje e madhe pas një punë të fuqishme që 10 muaj.

"Ndjenjë madhështore. Një punë e bërë mirë. Kjo filloi në korrik. 10 muaj punë, sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë. Na jep stabilitet dhe siguri që gjërat po bëhen mirë".

"Ne kemi mbyllur La Ligën me një lojë fantastike. Ne kemi qenë të shkëlqyer. Skuadra është qetësuar në fund dhe ata janë treguar krenarë. Ne kemi fituar La Ligën në një derbi, gjë që nuk është normale. Ishte një skenar i shkruar dhe kemi diskutuar para ndeshjes”.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Espanyolit u futen në fushë për të sulmuar lojtarët e Barcelonës që po festonin në mesin e fushës. Xavi për këtë situatë deklaroi se nuk duhet të tregoheshin mosrespektues.

Mendoj se ia vlen. Festa është normale, por e kuptoj që nuk jemi në shtëpi dhe nuk mund të tregohesh mosrespektues. E di që është e vështirë ta kontrollosh".

"Ne kemi vuajtur shumë. Ka shumë kritika këtu. Puna që është bërë nuk vlerësohet sa duhet. Kjo është Barça dhe unë e di si është. Unë kam kaluar tashmë nga një lojtar".

Tutje, tekniku spanjolli shtoi se duan t’i fitojnë edhe këto katër ndeshjet e mbetura.

"Na jep siguri të besojmë në projekt. Puna është atje. Ne kemi qenë të shkëlqyer në lojë në disa ndeshje. Mendoj se kemi qenë një ekip".

"Ne duam të fitojmë katër ndeshjet e mbetura për të përfunduar sezonin. Qëllimi është arritur, që është brutal”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme