"Kaos" në Barcelonë, tifozët e Espanyolit futen në fushë për t'i sulmuar yjet katalunas - NACIONALE

"Kaos" në Barcelonë, tifozët e Espanyolit futen në fushë për t'i sulmuar yjet katalunas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Espanyolit kanë bërë një veprim josportiv duke u futur në fushë me shpresën që t'i sulmojnë rivalët lokal, FC Barcelona.

Barcelona edhe matematikisht u shpall kampion të dielën pas fitores 2:4 ndaj Espanyolit.

Pas ndeshjes, futbollistët e Barcelonës nisën të festonin në mesin e fushës duke formuar një rreth dhe brohoritur se bashku.

Sidoqoftë, këtë festë ia ndaluan tifozët vendas që kaluan barrierat dhe u futen në fushë duke provuar t'i sulmojnë lojtarët mysafirë.

Mirëpo, futbollistët e Barcelonës u treguan të shpejtë dhe ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Për më shumë shikoni pamjet:

Lajme të ngjashme