Xavi i palumtur pavarësisht fitores: Me këso loje s’garojmë në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Xavi i palumtur pavarësisht fitores: Me këso loje s’garojmë në Ligën e Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez është ndarë i pakënaqur me fitoren ndaj Real Sociedadit.

Ronald Araujo bëri heroin në fitoren ndaj Sociedadit, duke shënuar në kohën shtesë (90+2’).

Kampioni i Spanjës bëri një paraqitje të zbehët dhe Xavi ka kërkuar nga lojtarët të mos e përsërisin këtë sërish, pasi në Ligën e Kampionëve mund të dështojnë.

Nuk mund të luajmë këso futbolli. Hymë në lojë me zero intensitet. Nëse luajmë kështu në Ligën e Kampionëve, nuk do të garojmë. Pjesa e parë ishte plotësisht e papranueshme për ne”.

Javën e kaluar (ndaj Realit) merituam fitore dhe humbëm. Këtë javë nuk merituam fitore, por e morëm. Ky është futbolli”.

Jam shumë i lumtur se Clasico ndikoi tek ne më shumë se sa mendova. 25 minutat e parë janë të papranueshëm. Por, ky është futbolli dhe është një fitore e artë”.

Të jemi real. Nuk ishim të mirë dhe nuk e merituam fitoren”.

Barcelona nuk ka kohë shumë për të pushuar pasi në ndeshjen e radhës do të përballet me Shakhtar Donetskin, me synimin për ta realizuar fitoren e katërt në fazën e grupeve në aq takime.

Lajme të ngjashme