Xavi ankohet për padrejtësi: Gjyqtarët duhet të shpjegojnë çfarë ndodhi - NACIONALE

Xavi ankohet për padrejtësi: Gjyqtarët duhet të shpjegojnë çfarë ndodhi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është ankuar për padrejtësi nga gjyqtari i takimit dhe VAR pas humbjes ndaj Interit në San Siro, duke thënë se ata duhet të shpjegojnë se çfarë ndodhi sepse ai dhe lojtarët e tij nuk po kuptojnë asgjë.

Katalanasit u mposhtën nga zikaltrit minimalisht 1:0 të martën mbrëma me një gol të bukur nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, në minutat shtesë të pjesës së parë e që doli të ishte goli i diferencës në fund të ndeshjes.

Teknologjia e asistencës, VAR, ishte kyçe në disa vendime në ndeshje, dhe Xavi pretendon se skuadra e tij u dëmtua në dy raste të prekjeve me dorë, duke thënë se nuk po kuptojnë asgjë dhe se gjyqtarët duhet ta shpjegojnë një gjë të tillë, se çfarë ka ndodhur.

Fillimisht ishte Pedri që shënoi golin e barazimit pas një dalje të gabuar të portierit të Interit, Onana. Por ky gol i pranuar fillimisht nga gjyqtari kryesor, u anulua nga VAR pasi topi i ardhur te Pedri ishte nëpërmjet topit të prekur me dorë nga bashkëlojtari i tij Ansu Fati.

Image

Pas pak minutash ishte edhe rasti tjetër, një nga më të diskutueshmit për momentin në botën e futbollit në mënyrën se si gjykohet.

Ishte një harkim në zonë nga lojtarët e Barcelonës, ku topi po shkonte në drejtim të Fatit, por Denzel Dumfries e largoi topin, ku njëherë erdhi në kontakt me kokë dhe pastaj topi preku në dorën e tij. Të gjithë lojtarët e Barçës iu vërsulën gjyqtarit për të kërkuar penallti, por një gjë të tillë nuk e mendoi gjyqtari e as asistentët e tij në VAR.

Image

Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, Xavi tha: "Jam i mërzitur për këtë. Ne nuk kuptojmë asgjë. Nëse ka një prekje me dorë nga Ansu dhe një tjetër shënon, është një gol, dhe ata e anulojnë atë gol. Dhe gjithashtu tjetri rast nuk mund të kuptohet. Është një padrejtësi, gjyqtarët duhet të shpjegojnë se ne nuk e kuptojmë."

Xavi Barcelona 2022-23

FIFA në rregullat e saja për prekjen me dorë të topit e dallon në situata në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

Loja me dorë në anën defensive

*Nuk është penallti nëse topi bie në kontakt me dorën në ‘pozicion natyral’.

*Nuk është penallti nëse topi bie në kontakt me dorën nga një devijim, largim i topit nga shoku i skuadrës apo vet ai.

Loja me dorë në sulm

*Çdo prekje e topit me dorë në fazën sulmuese dhe topi përfundon nga ai apo bashkëlojtari i tij në gol, llogaritet si prekje me dorë dhe ndalohet loja. Ekziston vetëm rasti kur gjyqtari i takimit vendos se prekja me dorë ishte aksidentale.

Barcelona në situatë të vështirë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Xavit tani pas kësaj humbje ka vetëm tre pikë të grumbulluara në tri takime dhe i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen e radhës që sërish e zhvillon me Interin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin tutje në fazën e eliminimit direkt.

Në të kundërt, nëse ndodh që ata të pozicionohen në vendin e tretë, kjo do të ishte për herë të dytë radhazi në dy vitet e fundit.

Lajme të ngjashme