Inter fiton derbin ndaj Barcelonës, Club Brugge befason Atletico Madridin - NACIONALE

Inter fiton derbin ndaj Barcelonës, Club Brugge befason Atletico Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Italisë, Inter ka arkëtuar pikët e plota ndaj Barcelonës (1:0), derisa Club Brugge befasoi të gjithë duke shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Atletico Madridit (2:0).

Ndeshja më interesante padyshim ishte në "Giuseppe Meazza", ku "Neurazzurët" në fund u larguan me pikët e plota pasi fituan me rezultat minimal 1:0.

Barcelona dominoi dukshëm në posedim ndaj katalunasve, mirëpo u mungoi finalizimi i aksioneve.

Hakan Calhanoglu fillimisht rrezikoi portën e Barcelonës me një super goditje nga distanca, por që ishte qendrore dhe Ter Stegen arriti ta dërgojë mbi portë.

Tutje, vendasit kërkuan një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Garcia, mirëpo pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte një pozitë jashtë loje para aksionit.

Vetëm disa minuta më vonë, Inter gjeti golin përmes Joaquin Correa që kaloi edhe portierin, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas këtyre rasteve të shumta, Inter e gjeti rrugën drejtë golit përmes Calhanoglut, që këtë herë e mposhti portierin gjerman me një goditje të bukur nga distanca (45+2').

Barcelona në pjesën e dytë zhvilloi lojë edhe më të bukur në kërkim të përmbysjes, por që prapë nuk e arriti.

Ansu Fati harkoi nga distanca e nga topi i kthyer përfitoi Pedri, që shënoi nga afërsia. Mirëpo, VAR-i reagoi sërish dhe goli u anulua pas kishte një prekje të topit me dorë (67').

Blaugranasit kishin edhe disa raste të tjera të mira shënimi, mirëpo Onana vazhdoi me pritjet e shkëlqyeshme që të mbajë portën e paprekur.

Kështu, me renditjen momentale në grupin C, Inter ngritët në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë, derisa Barcelona qëndron në vendin e tretë me tre sosh.

Ndërsa, në anën tjetër, Club Brugge ka bërë befasinë duke triumfuar në shtëpi ndaj Atletico Madridit me rezultat komod 2:0.

Skuadra belge e nisi më mirë duke pasur disa raste në fillim, e kërkuar edhe një penallti pasi Buchanan u rrëzua në zonë, por arbitri nuk mendoi njësoi.

Atletico Madrid kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Alvaro Moratas, por që Mignolet bëri një super pritje që t'ia mohojë golin.

Kur askush nuk e priste, Brugge zhvilloi një aksion të bukur me Ferran Jutgla që asistoi te Kamal Sowah, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (36').

Vendasit vazhduan me formën e mirë duke dyfishuar epërsinë përmes Jutgla, që shënoi pas një goditje fantastike, ku u asistua nga Tajon Buchanan (62').

Atletico pastaj kishte rastin e artë që të kthehej në lojë për të synuar përmbysjen me anë të Antoine Griezmann, mirëpo francezi dështoi nga pika e bardhë (76').

Kështu, me renditjen momentale Atletico Madrid renditët në fundin e grupit B me tre pikë, derisa Brugge ka nevojë vetëm edhe për një fitore që të sigurojë kualifikimin pasi është lider me nëntë pikë.

Rezultatet e ndeshjeve tjera që u zhvilluan sonte:

Eintracht Frankfurt 0:0 Tottenham

FC Porto 1:0 Bayer Leverkusen

Lajme të ngjashme