WIMBLEDON, Dita II: Numri 1 i botës Alcaraz kalon sfidën e parë lehtësisht, reshjet e pandalshme pamundësuan zhvillimin e shumë ndeshjeve - NACIONALE

WIMBLEDON, Dita II: Numri 1 i botës Alcaraz kalon sfidën e parë lehtësisht, reshjet e pandalshme pamundësuan zhvillimin e shumë ndeshjeve

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dita e dytë e Wimbledonit u karakterizua me reshje të shumta të shiut, ku shumë prej ndeshjeve u pezulluan për t’u zhvilluar në një orar tjetër dhe vetëm tri përfunduan. Numri 1 i botës Carlos Alcaraz fitoi lehtësisht 3:0, gjithashtu lehtë fituan edhe favoritët Murray e Norrie.

Alcaraz pati punë të lehtë sot, pasi u përball me të kthyerin nga pensionimi, Jeremy Chardy, ky i fundit për asnjë moment nuk ishte i denjë për spanjollin. Ndeshja përfundoi 3:0 në sete apo 6:0, 6:2 dhe 7:5.

Alcaraz starts his Wimbledon with a straight-set win and defending champion Rybakina beats Rogers

Fitore po aq të lehtë shënoi edhe Andy Murray, i cili mposhti Ryan Penistonin 3:0 në sete apo 6:3, 6:0 dhe 6:1.

Today's Wimbledon scores and updates: Andy Murray result as Roger Federer and Kate Middleton watch on | The Independent

Ndërkaq numri 13 i botës, britaniku Cameron Norrie fitoi 3:1 në sete ndaj çekut Tomas Machac, apo 6:3, 4:6, 6:1 dhe 6:4.

Wimbledon: Cameron Norrie moves into second round after passing Machac test

Ndeshjet tjera të planifikuara për t’u zhvilluar sot u shtynë për t’u luajtur nesër pas reshjeve të pandalshme në fushat e turneut më të vjetër të tenisit në botë.

Kujtojmë se kampioni në fuqi i këtij turneu tashmë e katër vite është Novak Djokovic, që shënoi fitore të lehtë në ditën e parë, teksa finalisti tjetër i vitit 2022, Nick Kyrgios, u tërhoq nga gara për shkak të lëndimit të kyçit të dorës.

Lajme të ngjashme