Carlos Alcaraz kthehet si numri 1 në botë pasi fitoi titullin e parë të tij në fushën me bar - NACIONALE

Carlos Alcaraz kthehet si numri 1 në botë pasi fitoi titullin e parë të tij në fushën me bar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finale të Queen's Club Championships sot, për titullin e parë të tij ATP në bari dhe tani sërish është numri 1 në ranglistën botërore, nga e cila pozitë do të hyjë në turneun më të vjetër të tenisit në muajin e ardhshëm, Wimbledon.

Pavarësisht se kishte vështirësi në setin e parë, Alcaraz mundi Alex De Minaur 6:4, 6:4 për titullin e tij të pestë të vitit dhe të 11-tin në përgjithësi.

Queen's final 2023 LIVE: Result and reaction as Carlos Alcaraz beats Alex de Minaur in straight sets | The Independent

Kjo bëri që Alcaraz, 20 vjeç, nga Spanja, kaloi mbi Novak Djokovic në renditje dhe konfirmoi kampionin e US Open si një sfidues serioz për serbin në Wimbledon. Alcaraz humbi në raundin e katërt nga Jannik Sinner vitin e kaluar në këtë garë.

"Shanset nuk ndryshojnë aq shumë. Dua të them, Novak po vjen në Wimbledon," tha Alcaraz. “Për momentin, po ndihem më mirë sesa gjatë fillimit të javës, kjo është e qartë. Sigurisht, rikuperimi i numrit 1 para Wimbledon, të jep motivim shtesë, të jep vetëbesim shtesë për të hyrë në Wimbledon. Por nuk ndryshon shumë nëse luaj Wimbledon si nr. 2 ose nr. 1."

Carlos Alcaraz Wins Queen's Club Title, Earns Return To World No. 1 | ATP Tour | Tennis

Sipas të dhënave të ESPN Stats & Information, Alcaraz do të hyjë në Wimbledon si njeriu i dytë më i ri që që ka pozitën një, që nga fillimi i epokës së re në vitin 1968, pas Boris Becker, i cili ishte 19 vjeç, në 1987 e bëri të njëjtën.

Finalja e së dielës ishte e para për Alcaraz në bar, vetëm në turneun e tretë të karrierës së tij në këso terrenesh.

Atij iu desh të ruante dy ‘Break Points’ në ‘Game-n’ e tetë të setit të parë, që iu desh të shpëtonte në ‘Game-n’ tjetër dhe më pas shërbeu për setin e parë fitues.

Alcaraz fitoi vetëm një ‘Break Point’ në setin e dytë, kur De Minaur dështoi dyfish në shërbim dhe vulosi titullin në pikën fituese të ndeshjes kur australiani ktheu një top të gjatë.

Queen's: Carlos Alcaraz wins first grass-court title, set to reclaim world No. 1 spot from Novak Djokovic | CNN

“Do të thotë shumë të kem emrin tim në këtë trofe”, tha Alcaraz. "Ishte e veçantë të luaja këtu ku kanë fituar kaq shumë legjenda. Të shohësh emrin tim të rrethuar nga kampionët e mëdhenj është e mahnitshme."

Alcaraz ka fituar tituj në terrene të forta, në baltë dhe bar këtë sezon, duke e bërë atë njeriun më të ri që ka fituar tituj tri nivelet e fushave në të njëjtin vit që nga Mats Wilander, i cili ishte 19 vjeç, në vitin 1983, sipas ESPN-së.

Lajme të ngjashme