VIDEO: Ylli i Kombëtares së Kosovës shënon gol fantastik me skuadrën ukrainase LNZ Cherkasy
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, ka shënuar gol duke shpëtuar skuadrën e tij, LNZ Cherkasy, nga humbja, në ndeshjen e fundit për sezonin dimëror.
LNZ Cherkasy ishte duke humbur nga Oleksandriya, pasi vendasit kishin shënuar në pjesën e parë me anë të Filippov.
Jashari që po shkëlqen në kampionatin ukrainas, shënoi gol të bukur në minutën e 65-të, duke barazuar rezultatin në 1:1.
See you next year💜
Posted by Muharrem Jashari on Saturday, December 14, 2024
Me këtë rezultat u mbyll takimi dhe skuadra e Muharrem Jasharit e mbyll pjesën dimërore të sezonit në vendin e 10-të.
Deri më tani, Muharrem Jashari ka kontribuar me tre gola dhe dy asiste për skuadrën e tij, LNZ Cherkasy në Superligën e Ukrainës.