VIDEO: Sllovakia në epërsi ndaj Anglisë
Kombëtarja e Sllovakisë ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë vetëm pas 25 minutash lojë në Gelsenkirchen të Schalkes.
Sllovakët po luajnë më mirë, dhe kanë arritur të rrezikojnë shumë herë, për dallim nga Anglia, e cila po zhgënjen sërish me lojë.
Zhvillohej minuta e 25-të, ku pas një dalje të shpejtë, Strelec asistoi për Schranz, i cili me shumë lehtësi e mposhti Pickfordin për 1:0.
Goal: Schranz | England 0-1 Slovakiapic.twitter.com/IESJmMwdMB
— PushGoals (@PushGoals) June 30, 2024
Kujtojmë se ky është goli i tretë për sulmuesin dhe së bashku me Mikautadzen dhe Musialan prijnë në listën e golashënuesve për EURO 2024.