Dy datat që Kurti po i ndjekë për zgjedhje, sipas Gjinit - NACIONALE

Dy datat që Kurti po i ndjekë për zgjedhje, sipas Gjinit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjini ka thënë se Kurti ende nuk ka përcaktuar datën e zgjedhjeve dhe se po shqyrton dy mundësi, 22 nëntorin dhe 27 dhjetorin.

“Ai do dy data me i gjetë: ose 22 nëntorin, ose 27 dhjetorin. Është t’u iu njekë datat. Edhe është t’u e lajthitë gjithë popullin”, tha Gjini para gazetarëve.

Ai është shprehur kritik edhe ndaj thirrjes së seancës së 9 shtatorit, duke e cilësuar atë si një veprim që bie ndesh me parimet dhe dispozitat kushtetuese.

“Ajo që e kemi pa sot, që do të thotë, thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale e normës edhe e bindjes kushtetuese, por edhe e vetë Kushtetutës”, ka thënë Gjini.

Sipas Gjinit, situata aktuale paraqet keqpërdorim të institucioneve dhe të kompetencave që burojnë nga rezultati i zgjedhjeve.

“Kjo është me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzu skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet”.

Lajme të ngjashme