VIDEO/ Reagim jo i mirë në mbrojtje, Vargas e çon në epërsi Zvicrën ndaj Kosovës - NACIONALE

VIDEO/ Reagim jo i mirë në mbrojtje, Vargas e çon në epërsi Zvicrën ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar gol me të nisur pjesa e dytë. Kjo erdhi pas një reagimi të dobët në vijën e fundit.

Zhvillohej minuta e 48-të e ndeshjes, kur pas një harkimi në zonë nga ana e lojtarëve të Zvicrës, topi nuk u largua në mënyrën e duhur dhe nga topi i kthyer Ruben Vargas shënoi për 1:0.

Kujtojmë se Kosovës nuk i nevojitet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, dhe me këtë rezultat shuhet çdo shpresë sado e vogël për kualifikim tutje.

Lajme të ngjashme