VIDEO: Kristjan Asllani shënon gol të jashtëzakonshëm nga rivënia këndore, Interi në epërsi të dyfishtë ndaj Udineses
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm për Interin.
Interi është duke fituar 2:0 ndaj Udineses në kuadër të Kupës së Italisë, takim ky për një vend në gjysmëfinale.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Marko Arnautovic, kur zikaltrit përfituan nga një lëshim i Udineses.
Ndërsa për 2:0 shënoi ylli shqiptar, Kristjan Asllani, duke gjuajtur direkt në portë nga rivënia këndore.
⚽️ GOAL 🇮🇹 | Inter 2-0 Udinese | Asllanipic.twitter.com/2WeLbBWGtZ
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 19, 2024