“Vështirë ta refuzosh Arsenalin”, Declan Rice tregon arsyen pse zgjodhi ‘Topçinjtë’ - NACIONALE

“Vështirë ta refuzosh Arsenalin”, Declan Rice tregon arsyen pse zgjodhi ‘Topçinjtë’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Declan Rice thotë se zgjodhi Arsenalin sepse mund të përmirësohet edhe më shumë nën urdhrat e Mikel Artetas.

Anglezi nënshkroi zyrtarisht të shtunën me “Topçinjtë” në një marrëveshje që mund të shkojë mbi 120 milionë funte.

Për faqen zyrtare të Arsenalit, Rice fillimisht tregoi vendimin e vështirë për t’u larguar nga West Ham.

Së pari dua t’iu them një falënderim të madh të gjithë tifozëve të Arsenalit deri më tani. Sot kam ditën e parë dhe të them të drejtën menjëherë po ndihem si në shtëpi”.

Javët e fundit kanë qenë dërrmuese shkaku i lidhjes me West Hamin. Me dashurinë dhe mbështetjen që kam pasur ishte vërtetë vështirë të largohesha. Një klub i madh si Arsenali erdhi për mua dhe është vështirë ta refuzosh”.

Britaniku nënvizoi se është tejet i emocionuar me atë që trajneri Mikel Arteta po ndërton te Arsenali dhe dëshiron t’i ndihmoj klubit sa më shumë.

Ke vetëm një karrierë dhe besoj në këtë që Mikel po ndërton këtu. Jam duke shikuar përpara tek e ardhmja me Arsenalin”.

Kam shikuar Arsenalin në sezonet e fundit dhe trajektoren si kanë funksionuar. Jo vetëm sezonin e kaluar, por edhe atë që përfunduan në vendin e pestë, mund ta shihni mënyrën si Mikel po donte të luante”.

Me Mikel dhe mënyrën si punon, skuadrën, energjia rreth klubit dhe sfida që ta kthejmë Arsenalin aty ku i përket, nënkupton shumë për mua. Për mua si lojtar kam ardhur këtu me dëshirën për shumë sukses dhe të kaloj vite të mira në këtë klub të madh”.

Jam tejet i emocionuar. Mund ta shihni mënyrën si punon në dokumentarin e Amazon, si punon me lojtarët dhe jo vetëm si trajner por edhe psikologjikisht sa i mirë është me lojtarët, si i përmirëson. Është faktor masiv që vendosa të vija këtu”.

E di që mund ta nxjerrë më të mirën time. Kam ende disa nivele për t’u rritur dhe mendoj se ky trajner do të më ndihmoj t’i arrij. Jam vërtet i emocionuar të punoj me të”.

Arsenal deri më tani përpos Rice ka nënshkruar edhe me Jurrien Timber dhe Kai Havertzin.

Lajme të ngjashme