Zyrtare: Declan Rice nënshkruan me Arsenalin - NACIONALE

Zyrtare: Declan Rice nënshkruan me Arsenalin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka kompletuar më në fund transferimin e mesfushorit Declan Rice nga West Ham.

Skuadra londineze pagoi mbi 120 milionë funte për britanikun, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë.

Arsenal e konfirmoi prurjen më të fundit me anë të një komunikate zyrtare.
"Reprezentuesi anglez Declan Rice na është bashkuar nga West Ham United me një kontratë afatgjatë", shkroi klubi.

Ndërsa, trajneri Mikel Arteta deklaroi se Rice do të jetë tejet i suksesshëm në "Emirates".

“Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premierligë dhe për Anglinë për disa sezone tani. Declan po sjell cilësi të padyshimta në klub dhe ai është një talent i jashtëzakonshëm që ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu.

“Declan ka përvojë të madhe në Premierligë vetëm në moshën 24-vjeçare. Ai ka drejtuar një ekip shumë të mirë të West Hamit dhe siç e pamë të gjithë, ai së fundmi ngriti një trofe evropian. Përgjegjësia dhe roli që ai ka marrë ka qenë shumë mbresëlënës dhe ne jemi vërtet të emocionuar që ai po na bashkohet".

Te West Ham, britaniku ka bërë 245 paraqitje.

Lajme të ngjashme