Verratti: Do të kisha vënë bast shtëpinë se ngjarja mes Ramos e Paredes do të ndodhte
Mesfushori i Paris Saint-Germian, Marco Verratti, ka thënë me shaka se do të vinte bast se kacafytja mes Sergio Ramosit dhe Leandro Paredes do të ndodhte, ndërsa është ndalur duke folur për trajnerin Chritophe Galtier, për të cilin thotë se ka ndërruar gjithçka në skuadër.
Paredes u kthye në Parkun e Princave, por tani duke veshur fanellën e Juventusit, vetëm një javë pasi kompletoi kalimin e tij. Një kacafytje momentale ndodhi, ku u përfshinë Ramos e Paredes, të dy bashkëlojtarë së fundmi dhe tani ish-bashkëlojtarë.
Verratti tha se ka shoqëri të mirë me mesfushorin argjentinas dhe duke qeshur përmendi bastin.
“Jemi shumë shokë të mirë bashkë. Gjasat për të ndodhur ajo ngjarje ishin të mëdha, pasi i kam parë ata në stërvitje, kështu që do ta kisha vënë bast shtëpinë që do ndodhte ajo. Të dy janë të kujdesshëm për skuadrën, hyjnë me karakter të plotë në çdo sfidë, por gjithmonë përfundon me një përqafim në fund.”

Parisienët filluan mirë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke shfaqur dhëmbët kundër Juventusit, të cilët i mposhtën 2:1 me golat e Kylian Mbappes, ndërsa Weston McKennie shënoi me kokë për ngushtim të rezultatit.
Italiani Verratti luajti në qendër të mesfushës së PSG-së, megjithëse kjo ishte hera e parë në karrierën e tij që ai kishte luajtur kundër Juventusit.
“Jemi të lumtur që jemi rikthyer në këtë garë, Liga e Kampionëve është gjithmonë diçka ndryshe. Përballë një kundërshtari të fortë si Juve, ne e dinim se do të vuanim për të marrë tre pikët”, tha Verratti për Sky Sport Italia dhe Mediaset.
“Ishte një pjesë e parë e mirë, ndërsa të dytën u munduam pak më shumë, ndoshta sepse Juve u qetësua pak dhe më pas filloi të besonte pas golit të tyre. Ata janë një ekip i madh, por ne punuam së bashku për të sjellë rezultatin në shtëpi.”

Ishte një tjetër shfaqje nga treshja në krye, teksa Mbappé u kombinua me Neymar dhe Lionel Messin.
“Është gjithmonë kënaqësi t'i shikosh duke luajtur, të stërvitesh përkrah tyre dhe nuk mësohesh kurrë me të. Për këtë është futbolli, për të parë lojën e tillë.
“Goli i parë ishte i veçantë, me asistimin e Neymar dhe goditjen e fortë, ndërsa i dyti ishte shumë i ndërtuar mirë”.
Christophe Galtier u soll për të marrë Ligën e Kampionëve gjatë drejtimit të PSG-së dhe Verratti e pranon plotësisht se kjo nuk është një punë e lehtë për këdo që t'i bashkojë të gjithë këta yje në një skuadër.
“Trajneri është shumë inteligjent. Ky është një ekip mjaft i vështirë për t'u trajnuar, ai ua bëri të qartë të gjithëve se ka vetëm një objektiv, që është të fitojmë, të luajmë së bashku, të shijojmë futbollin tonë dhe ta bëjmë atë një sport ekipor.
“Për të pasur një sezon të mrekullueshëm, ne kemi nevojë për të gjithë, pavarësisht nëse e kemi topin apo jo, nëse ata janë në stol apo në fushë.

“T’i thuash Messit se çfarë pozicioni të mbajë dhe ku të kalojë është e ndërlikuar, por ai u dha një ndjenjë organizimi dhe përgjegjësie të gjithëve. Ka momente, siç e pamë sot, ku duhet të mbrohemi të gjithë së bashku.
“Mund të jesh aq i talentuar sa të duash, por gjithçka është më e lehtë nëse punojmë të gjithë së bashku.”


