Sërish Mbappe, PSG dyfishon rezultatin kundër Juventusit
Paris Saint-German ka shënuar edhe golin e dytë në derbin kundër Juventusit, sërish përmes Kylian Mbappe.
Pasi realizoi një eurogol, francezi ka gjetur sërish rrjetën pas një tjetër aksioni të shpejtë.
Achraf Hakimi për mrekulli gjeti Mbappen, që me goditjen e parë e dërgoi në portën e Perin.