Vendos Federata Argjentinase: Pasi Leo Messi “t’i varë këpucët”, pensionohet edhe numri 10 në fanellë - NACIONALE

Vendos Federata Argjentinase: Pasi Leo Messi “t’i varë këpucët”, pensionohet edhe numri 10 në fanellë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Argjentinase e futbollit ka vendosur ta nderojë përgjithmonë sulmuesin Lionel Messi, duke e pensionuar numrin 10 në fanellë sapo ai t’i “varë këpucët”.

Messi vlerësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, sidomos pasi “kompletoi futbollin” duke fituar Kupën e Botës në vitin 2022.

Numri 10 në Argjentinë është merita më e lartë që mund ta fitojë një futbollist, pasi e ka mbajtur edhe legjenda Diego Maradona që shkroi historinë.

Megjithatë, në momentin që Messi vendos të pensionohet nga kombëtarja argjentinase atëherë ky numër do të pensionohet gjithashtu, dhe më askush nuk do ta mbajë.

“Kur vendos t’i varë këpucët në kombëtare, numri i tij 10, dikur i mbajtur nga Maradona do të pensionohet”, thuhet të ketë thënë presidenti i Federatës argjentinase Claudio Tapia, raporton “Marca”.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka vendosur se kur do të largohet nga Argjentina, me të cilët po synon suksesin e radhës këtë vit – më saktësisht Kupën e Amerikës 2024.

Lajme të ngjashme