Vëllazërorja e parë në Ragbi - Kosova triumfoi ndaj Shqipërisë në Kupën Skënderbeg - NACIONALE

Vëllazërorja e parë në Ragbi - Kosova triumfoi ndaj Shqipërisë në Kupën Skënderbeg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Ragbit e Kosovës ka njoftuar se të dielën që lamë pas u zhvillua vëllazërorja e parë në këtë sport, në kuadër të Kupës Skënderbeg, ku Dardanët triumfuan ndaj Kuqezinjve me rezultat të thellë 34-12.

Në stadiumin e Kukësit u mbajt Kupa Skënderbeg, ku përveç ekipeve të para, aty u përballen edhe grupmoshat U16.

Dardanët e rinj fituan 6:0, teksa dominim më i madh ishte te skuadrat e para. Kosova shënoi fitore me 22 pikë më shumë për ta fituar trofeun e parë.

Kjo njëherish ishte vëllazërorja e parë në këtë sport.

Kujtojmë se Federata e Ragbit në Kosovë u krijua në vitin 2018, ndërsa pjesë e Ragbi Evropë janë që nga fundi i vitit 2021, ku ishin bërë anëtarët e 47-të të plotë të konfederatës kontinentale.

Kombëtarja e Kosovës në këtë sport po rrugëton mirë edhe pse janë vetëm në fillim të rrugëtimit. Në fillim të muajit dhjtor ata mposhtën Malin e Zi, madje duke mos pësuar asnjë pikë, me rezultat të thellë 27:0, fitore kjo që i çon afër Elite Round, për t'u ngritur në Ragbi Evropë, që është një nga pretendimet e Kombëtares.

Lajme të ngjashme