Vazquez optimist para përballjes me Cityn: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Vazquez optimist para përballjes me Cityn: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Real Madridit Lucas Vazquez beson se mund ta eliminojnë Manchester Cityn, për të avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” po kalojnë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa në vikendin që lamë pas triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Mallorcas.

Përballja e parë në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve përfundoi me rezultat 3:3, megjithatë Vazquez beson se mund të kualifikohen tutje.

Po kalojmë mirë. Jemi në moment të mirë, kemi një formë të mirë në fundin e sezonit dhe skuadra është në nivelin e duhur si në nivelin kolektiv ashtu edhe individual”.

Thuajse të gjithë lojtarët po paraqiten për mrekulli dhe shkojmë të mërkurën me dëshirën e madhe që ta fitojmë lojën, të avancojmë në gjysmëfinale dhe që ta fitojmë Ligën e Kampionëve gjithashtu”, deklaroi ai.

Real Madrid synon gjithashtu t’i jep fund rekordi të ‘zi’, meqenëse nuk e ka mposhtur kurrë Cityn në ndeshje si mysafir.

Kujtojmë, “Los Blancos” u turpëruan vjet në “Etihad” duke pësuar humbje me rezultat 4:0, ndërsa tani duan t’i hakmerren gjigantit anglez.

Skuadra që avancon në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër Bayern Munich – Arsenal.

Lajme të ngjashme