Ka filluar takimi mes Kurtit dhe Hamzës - NACIONALE

Ka filluar takimi mes Kurtit dhe Hamzës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe Bedri Hamza i PDK-së tashmë kanë filluar takimin në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku, siç është raportuar, do të bisedohet për krijimin e institucioneve.

Kurti, para takimit, tha se pret konstruktivitet nga ky takim.

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ndërsa Hamza, edhe pse tha se nuk ka vija të kuqe me asnjë lider, ishte i qartë, duke thënë se nuk ka garuar për të marrë poste ministrore.

Kështu ai e bëri të qartë se nuk do pranonte poste qeveritare në shkëmbim të votave për President.

“Qëllimi jonë është i qartë. Konsistenca është prezentë. S’kemi vija të kuqe, jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik. Ne kemi garu me program, s’kemi garu me i pasë pesë ministra në këtë pozicion a në atë pozicion. Kemi garu me i rritë pagat e pensionet, me pasë ambient të mirë për bizneset, me pasë partneritet me aleatët, më i trajtu si partner, dhe shumë prioritete të tjera”, ka thënë Hamza

Ai gjithashtu shtoi se po shkon në këtë takim si përgjigje ndaj ftesës së Kurtit, pa paragjykim.

“I jemi përgjigjur ftesës, pa paragjyku. Uroj që me pasë sukses dhe progres, vendi me pas institucione e stabilitet institucional, progres e përparim”, ka thënë tutje Hamza.

Lajme të ngjashme