Van Dijk thotë se kritikat për të janë të drejta, pas një sezoni të dobët me Liverpoolin - NACIONALE

Van Dijk thotë se kritikat për të janë të drejta, pas një sezoni të dobët me Liverpoolin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e ka pranuar se ka pasur jovazhdueshmëri në paraqitje në këtë sezon të Premierligës, duke thënë se kritikat ndaj tij janë të drejta.

Kapiteni holandez ka pasur ulje e ngritje të vazhdueshme në paraqitjet e tij dhe është një nga disa lojtarë kyç të Liverpoolit, forma e të cilit ka rënë këtë sezon, gjë që ka ndikuar edhe në rezultatet e skuadrës.

Van Dijk pranoi të gjitha kritikat e bëra ndaj tij dhe pretendoi se për shkak të standardeve të larta që ai ka vendosur si lojtar, një rënie e papritur në formë do të tërheqë vëmendjen.

Taiwo Awoniyi Virgil van Dijk Nottingham Forest Liverpool 2022-23

Duke folur për The Times, mbrojtësi tha: "Askush nuk është imun ndaj kritikave. Nëse dikush e thotë këtë, gënjen. Por kur kritika vjen dhe ju e dini se është e drejtë, e vetmja gjë që mund të bëni është mbani kokën ulur dhe përqendrohuni në përmirësimin.

Virgil van Dijk - latest news, stats, transfer rumours and opinion - 90min

"E di që paraqitjet e mia kanë pasur ulje e ngritje, ashtu si ekipi që ka shkuar lart e poshtë. E di që jam një nga lojtarët që shikohen më së shumti, se kam vendosur një standard të lartë gjatë pesë viteve të fundit që është normale të kritikohesh."

Van Dijk admits he has sprung surprise with key aspect of Liverpool return

“E vetmja gjë që mund të bëj është të bllokoj zhurmën dhe të përqendrohem në mënyrën se si përballem me situata të caktuara për të qenë më i mirë. Gjatë pesë viteve të fundit, duke përjashtuar vitin e lëndimit tim [sezonin 2020-21, kur ai luajti vetëm shtatë ndeshje para se të mungonte për pjesën e mbetur me dëmtim të rëndë], unë kam luajtur çdo tre ose katër ditë në një nivel të qëndrueshëm. Po përpiqem t'i rikthehem kësaj - dhe do t'i rikthehem. Nuk jam i shqetësuar për këtë."

Virgil van Dijk Holds Twitter Q&A - The Liverpool Offside

Reprezentuesi holandez gjithashtu kishte shqetësime në aspektin fizik këtë sezon. Ai ishte jashtë për gati gjashtë javë në fillim të këtij viti për shkak të një dëmtimi në hamstring. Të kuqtë aktualisht janë në vendin e shtatë në tabelën e ligës dhe janë shtatë pikë prapa Manchester Unitedit në vendin e katërt, pozita e fundit që dërgon në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Van Dijk me shumë gjasë do të startojë sot për Liverpool kur të përballet me Tottenham Hotspur në Premierligë.

Lajme të ngjashme