“Situatë e mirë për t’u parë” – Klopp tregon se pse po e kënaq sezoni i dobët i Chelseat
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ndjenë kënaqësi kur e sheh Chelsean në vështirësi, pas gjithë atyre shpenzimeve të mëdha në afatet kalimtare.
Londinezët të cilët kanë nënshkruar me 16 lojtarë së fundmi, kanë bërë shumë pak në fushë këtë sezon. Nën drejtimin e Graham Potter dhe Frank Lampard, ata kanë pasur shumë vështirësi dhe tani janë vetëm 10 pikë larg zonës së rënies dhe 14 pas Liverpoolit të vendit të shtatë.

Duke folur për Sky Sports, Klopp tha: "Ndjej pak keqardhje për situatën e Chelseat të jem i sinqertë, sepse nuk po shkon mirë, mendoj se ata janë një top skuadër, ekip i mirë, por nga ana tjetër është mirë të shohësh që nuk mund të bashkosh vetëm lojtarët më të mirë dhe të mendoni se kështu funksionon. Duhet të ndërtoni një ekip dhe kjo është ajo që djemtë atje e nënvlerësuan dhe u dhanë trajnerëve të tyre një punë pothuajse të pamundur. Nuk mund të keni dy dhoma zhveshjeje, nuk mund të stërviteni në dy fusha, duhet të krijoni marrëdhënie, ju duhet të krijoni shpirtin e ekipit, dhe ky udhëtim është arsyeja pse unë jam pak i lumtur për këtë. Chelsea do të jetë mirë në fund dhe ata do të jenë tepër të fortë vitin e ardhshëm, por unë po i përdor ata vetëm si shembull. Në nivelin më të lartë, jo, nuk mund ta bëjmë kështu. Dhe këtë nuk do ta bëjmë. Duhet të sillni lojtarët e duhur dhe të ndërtoni një ekip të ri. Ky ekip shkroi një histori të bujshme dhe tani ne fillojmë një të re, kjo është ajo.”

Liverpooli ka pasur vështirësi këtë sezon dhe e ka gjetur veten shtatë pikë prapa Manchester Unitedit të vendit të katërt, e cila ka një ndeshje më pak. Por Klopp duket i vendosur të mos përsërisë gabimet e Chelseat në afatin kalimtar të verës, pasi ai të hapet, pavarësisht se të kuqtë mund të kenë vështirësi pasi do të luajnë në Ligë të Evropës me shumë gjasë në sezonin e ardhshëm.

Chelsea do të përballet me Arsenalin të martën, pas një humbje 2:0 së fundmi nga Brentford, ndërsa Liverpool luan sot me Tottenham Hotspur me fillim nga 17:30.