Van Dijk për dështimet e Liverpoolit: Na prishi suksesi i madh e hajt - NACIONALE

Van Dijk për dështimet e Liverpoolit: Na prishi suksesi i madh e hajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk e ka pranuar se lojtarët e Liverpoolit janë prishur nga sukseset e viteve të fundit, duke thënë se rënia e dukshme e formës gjatë këtij sezoni i ka tronditur të gjithë.

Të kuqtë luajtën çdo ndeshje në çdo garë të mundshme sezonin e kaluar, duke i humbur titujt në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve për pak, ndërsa i fituan trofetë në FA Cup dhe në Kupën e Ligës.

Pak a shumë pritej të ndodhte edhe këtë sezon, por skuadra e Jurgen Kloppit ka dështuar të gjejë vazhdimësi në lojë dhe rezultate dhe rrezikon seriozisht të mbetet duarthatë në Angli dhe në Evropë në fund të këtij sezoni.

Van Dijk e pranon se tani Liverpoolit i duhet të luftojë për një vend në top katërshen e Premierligës, në mënyrë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Dua të kualifikohem për Ligën e Kampionëve sepse dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Në katër apo pesë vitet e fundit na ka prishur ajo nëpër të cilën kemi kaluar. I kemi fituar të gjithë trofetë në dispozicion”, tha Van Dijk.

Mbrojtësi holandez shtoi: “Vitin e kaluar garuan për të gjitha trofetë deri në ditën e fundit, prandaj ta kemi një sezon të dobët sivjet është tronditje për të gjithë

Liverpooli renditet në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës tani për tani, nëntë pikë larg top katërshes.

Të kuqtë janë eliminuar nga kupat vendore dhe e kanë humbur 5:2 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Skuadra e Kloppit do të rikthehet në fushë këtë të mërkurë për t’u përballë me Wolves, para se ta presë Manchester Unitedin në Anfield të dielën.

Lajme të ngjashme