Real Madrid e deklason Liverpoolin midis "Anfieldit"
Real Madrid ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në "Anfield" ndaj Liverpoolit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
"Los Blancos" ishin në disavantazh prej 2:0, por arritën ta përmbysin rezultatin në 2:5 për t'iu afruar gjithnjë e më shumë kualifikimit për në çerekfinale.
Liverpool e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit Darwin Nunez që shënoi me thembër pas një asistimi të Mohamed Salah (4').
Vetëm 10 minuta më vonë, egjiptiani dyfishoi epërsinë duke përfituar nga një gabim amatoresk të Thibaut Courtois (14').
Mirëpo, gëzimi i "Reds" zgjati vetëm kaq me Real Madridin që nisi përmbysjen e madhe. Fillimisht Vinicius Junior shënoi nga një pozitë jo e favorshme për të ngushtuar epërsinë (21').
Liverpool 2 - [1] Real Madrid - Vinicius Junior 21'
Video Liverpool 2 - [1] Real Madrid - Vinicius Junior 21' was uploaded to Streamin.me on Feb 22, 2023.
Braziliani pastaj barazoi gjithçka pasi përfitoi nga një gabim i Alisson Becker, me këtë të fundit që goditi topin direkt e te Vini dhe në fund përfundoi brenda rrjetës (36').
Dy skuadrat kishin edhe raste tjera shënimi, por që assesi s'i realizuan prandaj ky doli të jetë epilogu i kësaj pjese.
Në 45-minutëshin e dytë, Real Madrid tregoi fytyrë krejtësisht tjetër. Mbrojtësi Eder Militao u gjend i harruar nga harkimi i Luka Modric dhe shënoi për përmbysjen e madhe (47').
Vetëm tetë minuta më vonë, Real Madrid krijoi një tjetër aksion me Benzema dhe Rodrygon që bashkëpunuan dhe goditja e francezit u devijua nga mbrojtësi Joe Gomez për të përfunduar në rrjetë (55').
Real Madrid nuk u ndal më kaq duke shënuar edhe golin e pestë pas një kundëraksioni të shpejtë, ku Luka Modric "rrëmbeu" një top në mesfushë dhe e asistoi për Benzeman, i cili dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë (67').
Kështu, Real Madrid tani mund të thuhet se është shumë pranë avancimit në çerekfinale, me ndeshjen kthyese që zhvillohet pas tre javëve.