Van Dijk flet për përballjen ndaj Man United: Janë skuadër e mirë, loja perfekte për ta kthyer besimin - NACIONALE

Van Dijk flet për përballjen ndaj Man United: Janë skuadër e mirë, loja perfekte për ta kthyer besimin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk beson se derbi ndaj Manchester Unitedit është ndeshja e duhur që të rikthejnë besimin.

“Reds” këtë edicion nuk është që e kanë nisur në mënyrën më të mirë duke marrë dy barazime radhazi, fillimisht si mysafir i Fulham e pastaj si nikoqir i Crystal Palace.

Para përballjes ndaj “Djajve të Kuq”, holandezi tha se është shumë e vështirë që të fitojnë atje si dhe pret një sfidë të vështirë.

“Me kalimin e viteve është dëshmuar e vështirë për ne të fitojmë atje, padyshim që viti i kaluar ishte një rezultat i mrekullueshëm, nuk mund ta mohojmë. Këtë vit ata kanë pasur një fillim të vështirë dhe ne nuk kemi pasur fillimin më të mirë që kemi dashur, kështu që do të jetë interesant.

Ai shtoi se Man United është një skuadër e mirë, por që është koha e duhur që ta rikthejnë besimin.

"Ata janë një ekip i mirë për mendimin tim, ata kanë lojtarë të mirë në të gjithë fushën. Natyrisht ata nuk janë në situatën më të mirë nga pikëpamja e besimit, por është loja perfekte për ta kthyer atë. Por ne po kërkojmë në veten tonë dhe ne duam të sigurohemi se jemi gati për të dhe do të punojmë shumë këtë javë përsëri”.

Në fund, Van Dijk shtoi se janë të zhgënjyer që ende nuk kanë marrë fitore deri me tani, por duhet të vazhdojnë me përgatitje dhe beson që do të kenë një paraqitje të mirë.

“Këtë javë treguam shumë shpirt të mirë dhe luftë në stërvitje dhe mendoj se e treguam. Krijuam shumë raste, fatkeqësisht nuk shënuam, por jemi këtu me një pikë dhe kjo nuk është ajo që duam”.

"Është një lojë e madhe, një lojë më vete. Të gjithë e presim me padurim. Natyrisht që jemi të zhgënjyer, por do të përgatitemi mirë dhe do të kemi një paraqitje të mirë”, përfundoi Van Dijk.

Ndërkohë, përballja e dy rivalëve të urryer anglezë zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme